Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Korabi "shuplakë" Internacionalit, tremben skuadrat e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT

13663600_10206887157918369_1596411238_oKorabi - Internacional U-19  5-0

Shënues: Çela 30'; Meto 54'; Mziu 68', 86'; Nako 85'

Korabi zvilloi miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve dhe kualidimit të skuadrës për sezonin e ri 2016-2017. Burime për neësport.al bëjnë me dije që skuadra dibrane po ndeshet me ekipit e Internacionalit U-19. Trajneri Mërgjyshi në këtë takim shikoi formën e lojtarëve të tij, për të vënë pikat mbi i, për formacionin e parë që do të mund të përdoret në sezonin e ri. Ashtu siç pritej, pjesa e parë ka nisur mbarë për skuadrën dibrane, pasi Emiliano Çela, ka shënuar gol në minutën e 30.

Formacioni që Korabi nisi pjesën e parë ishte ky:

Vujadinovic, Dukic, Lelis, El.Prençi, Çela, Mihani, Kaja, Zefi, Islami, Lloga, Zguro

Ndërsa në pjesën e dytë të ndeshjes trajneri Mërgjyshi ka ndërruar të gjithë lojtarët në skuadrën e tij. Formacioni që u hodh në fushë është ky:

En. Prençi, Selimaj, Sheta, Nako, Mezini, Meto, Kiri, Mziu, Jubani, Kaloshi, Peposhi

Pjesa e dytë e lojës nis vrullshëm për skuadrën dibrane të cilët arrijnë të shënojnë në minutën e 54 me Agim Meton. Por ky takim nuk mbyllet këtu pasi ekipi dibran do të shënojë edhe tre gola të tjerë me Mziun në minutën e 68 dhe 86 dhe Nako në minutën e 85.

Një Korab i frikshëm duket që ka ardhur në Superiore. Megjithatë skuadra që kishin përballë ishte i një niveli inferior.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga