
Korabi ka gjetur akordin dhe është pranë prezantimit të Nertil Hoxhaj. Mbrojtësi i majtë e ka mbyllur me Turbinën dhe është pranë kalimit në Peshkopi. Dibranët kanë bërë disa ndryshime të rëndësishme këtë merkato, duke larguar disa lojtarë.
Tanimë drejtuesit kanë gjetur emrat e duhur për t’i zëvendësuar, me Hoxhaj që është një prej tyre. 25 vjeçari dy sezone më parë ka qenë pjesë e Vllaznisë, ndërsa fill pas largimit nga Shkodra luajti në Kavajë e Cërrik.
“Kategooriaeparë_info” tregon se Hoxhaj do jetë zëvendësuesi i Nikolin Dukës, me këtë të fundit që u largua këtë merkato. Hoxhaj është produkt i Flamurtarit, teksa veç ekipit të parë të vlonjatëve ka luajtur edhe për Bylis, Elbasanin apo Vushtrrinë dhe Llapin në Kosovë.