Korabi ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore me Lirinë e Prizrenit. Skuadra e Artan Mërgjyshit nuk ka arritur të marrë një rezultat pozitiv, teksa është mundur me rezultatin e ngushtë 1-0.
Për skuadrën dibrane në pjesën e parë u aktivizuan: Vujadinovic, Nako, Prenci, Cela, Dukic, Mihani, Veliaj, Peposhi, Kiri, Mziu, Jubani, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës tekniku Mërgjyshi mendoi të hidhte në fushën e lojës plot shtatë lojtarë të tjerë si: Sheta, Zguro, Peposhi, Mezini, Hoxha, Xhaferri, Kaloshi.
Pas humbjes me Skënderbeun, ekipi dibran ka koleksionuar humbjen e dytë radhazi.