
Korabi ka luajtur ditën e sotme një ndeshje miqësore ndaj Internacional. Një miqësore e fituar me rezultatin 2-0 për Korabin në prag të rifillimit të kampionatit të Kategorisë së Parë.
FT Korabi 2-0 Internacional
Shënues: Skuka 10' / Dida 85'
Takim i dominuar totalisht në Pezë-Helmes!
Korabi luajti për 60 minuta me ekipin e parë dhe është sulmuesi Skuka që shënon në 10 minutat e para me një të djathtë potente nga jashtë zonës. Më pas janë Lika, Hysi që herë pas here provojnë por nuk finalizojnë siç duhet. Pjesën e dytë Bubeqi ndërroi komplet ekipin duke ju dhënë mundësi dhe lojtarëve të tjerë. Sulmuesi Hoxha shënon në të 75-tën por kryesori i takimit e quan të parregullt për offside. Pak minuta nga fundi, është Bekim Dida, mbrojtësi i aktivizuar si sulmues që driblon bukur brënda zonës dhe shënon golin e dytë. Me këtë takim Korabi i jep fund fazës përgatitore të janarit dhe bëhet gati për javën e parë të kampionatit për 2019-tën.
Formacioni: Birja, Hoxha, Doçi, Osmani, Koçi, Karaj, Raza, Hysi, Lika, Reçi, Skuka
U aktivizuan: Hoxha, Lala, Lleshi, Bogdani, Dida, Trimi, Shehu, Laçka, Haka, Muça.