
Ditën e djeshme klubi i Partizanit prezantoi përforcimin më të ri të skuadrës, ish-kapitenin e Kukësit Renato Malotën.
Qendërmbrojtësi ka luajtur edhe më parë te Partizani, në një kohë kur të kuqtë ishin në ditët më të errëta të historisë të tyre, por tashmë historia është krejt ndryshe dhe kjo gjë duket nga kontrata që futbollisti ka firmosur.
Malota do të jetë i lidhur me Partizanin për 2 vjet dhe ka të përfshirë klauzolën e rinovimit edhe për 1 vit më shumë. Paga e tij do të jetë e një niveli mjaft të lartë, plot 3500 euro në muaj.
Poll