
Teuta fitoi Kupën e Shqipërisë duke mposhtur 2-0 në finale Tiranën kampione të vendit. Për durrsakët një nga lojtarët më të mirë të sezonit ishte dhe Florent Avdyli.
Mesfushori ishte një motor I vërtetë në mesfushën e "Djemve të Detit", ndërsa për Gazetën Olle në Kosovë konfirmon se I ka përfunduar kontrata dhe ka disa oferta në drejtim të tij. Lojtari ka zhvilluar 31 paraqitje këtë sezon me Teutën, duke shënuar tre gola dhe dhënë tre asiste.
"Kontrata me Teutën më ka skaduar dhe ende nuk kemi biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit, pasi që festuam triumfin në Kupë. Kam pranuar oferta nga disa klube të Kosovës dhe jam në pritje pasi nuk kam vendosur. Për të ardhmen do vendos pas pushimeve", thotë Avdyli.