Vllaznia ka mikpritur ditën e sotme në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, Drejtori Ekzekutivn i Rrjetit Europian për Zhvillimn e Futbollit (EFDN), Z. Hubert Rovers. Pas ftesës së klubit, Rovers mbërriti sot në ambientet e stadiumit të Shkodrës. Në pranin e presidentit teë klubit z. Alban Xhaferi dhe sekretarit të përgjithshëm, z.Blendi Dibra ata diskutuan për mundësinë reale për zhvillimin e projekteve të përbashkëta.
Gjatë këtij takimit të dyja palët kanë rënë dakort për një bashkëpunim mes tyre. Ky bashkëpunim do të ngrej siparin më datë 16 shkurt 2024 ku do të përkojë me rastin e 105 vjetorin e krijimit të klubit të Vllaznisë. Në këtë ditë Shkodra do të mirëpres organizimin e një konference ndërkombëtare për zhvillimin e futbollit.
Ka qenë vetë klubi i Vllaznisë që e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtar, Facebook.
Postimi i Plotë i KF Vllaznia:
Me ftesë të Klubit të Futbollit Vllaznia ditën e sotme mbërriti në Shkodër Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit Europian për Zhvillimn e Futbollit (EFDN), Z. Hubert Rovers.
z.Rover takimin e parë e zhvilloi në Bashkinë Shkodër ku u prit nga përgjegjësi për sportet z. Alban Neziri dhe zj. Rudina Kruja përgjegjëse për edukimin. Gjatë këtij takimi z. Rover shprehu domosdoshmërinë e mbështetjes për KF Vllaznia e cila do të ketë edhe mbështetjen e rrjetit që ai drejton duke promovuar projekte sociale dhe përfshirjen e grupeve të disavatazhuara në sport. Pas takimit në Bashki z.Rover u prit nga presidenti i KF Vllaznia z. Alban Xhaferi dhe sekretari i përgjithshëm, z.Blendi Dibra.
Gjatë takimit z.Rovers vizitoi ambjentet e stadiumit Loro Boriçi si dhe fushës stërvitore "Reshit Rusi". Me këtë rast z.Rover ftoi KF Vllaznia të bëhet anëtare e rrjetit ndërkombëtar si një mundësi reale për zhvillimin e projekteve të përbashkëta. z.Xhaferi e priti me shumë kënaqësi ftesën duke u shprehur i hapur në lidhje me klubin që drejton për të krijuar sa më tepër lidhje dhe integruar sa më mirë në familjen ndërkombëtare të futbollit. Në përfundim palët ranë dakort për të bashkëpunuar në organizimin e një konference ndërkombëtare për zhvillimin e futbollit në Shkodër me datën 16 Shkurt 2024, me rastin e 105 vjetorit të krijimit të Klubit të Futbollit Vllaznia.