Saturday, December 2, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home KOMBETARJA

KOMENT/ Në Kullën Shqiptare të Dukës

03.10
in KOMBETARJA, VENDI
Reading Time: 4 mins read
0 0
A A
0
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mentor Nazarko

Sikur të mos ishte skandali i Presidentit të Federatës Spanjolle, Rubiales, i cili u shtrëngua të dorëhiqej nga të gjitha detyrat e larta në Spanjë dhe jashtë saj, mbase Armand Duka, nuk do të ishte bërë asnjëherë zëvendëspresident i UEFA-s, si pasardhës i spanjollit. Ose mbase do të ishte bërë dikur kur të mbaronte mandati i zëvendëspresidentëve të tjerë, ku ai gjendet në shoqëri të mirë, me presidentët e federatave suedeze, italiane, me Boniekun e famshëm të Polonisë, etj. Votimi unanim i kreut të Federatës shqiptare brenda Komitetit ekzekutiv e parathotë probabilitetin se ai dhe mund të bëhej pavarësisht skandalit të Rubiales-it, duke qenë njëlloj treguesi i konsensusit që ka ndërtuar rreth figurës së tij në gjirin e udhëheqësisë sportive europiane. Edhe vetëm anëtarësia në Komitetin ekzekutiv ka qenë një etapë e suksesshme në karrierën e tij, një shoqëri e nivelit të lartë ku merren vendimmarrje të rëndësishme për futbollin e kontinentit, në të gjitha kuptimet.

Mirëpo suksesi i Dukës, për të cilin më shumë u fol jashtë vendit sesa brenda, ku u trajtua si lajm kronike dhe duke përmendur madje, sesa do ta kishte rrogën, është më shumë sesa sukses personal i tij. Është sukses i Shqipërisë, që arrin kështu të peshojë në vendimmarrjen europiane sportive, qoftë duke favorizuar vendin drejtpërdrejt në organizime aktivitetesh, mbështetje të futbollit vendor, por dhe në krijim aleancash, apo shkëmbim favoresh të imagjinueshme brenda kësaj ndërmarrje të rëndësishme, jo thjesht sportive, por dhe financiare. Madje dhe politike. Efektet e para u dukën që me organizimin e një kampionati europian moshash. Pas organizimit të finales së Kupës së konferencës, kjo ngjan arritja e re, jo thjesht për vizibilitetin e Shqipërisë futbollistike, por dhe me impakt financiar. Ndërsa e gjitha ndodh në një vit turistik të suksesshëm, atëherë efekti i arritjes amplifikohet cilësisht.

Kjo arritje personale e Dukës, në fakt, lidhet me një trend rritës të Federatës në cilësi dhe Kombëtares së meshkujve, posaçërisht. Si në lojën e pasqyrave supozohet se suksesi i Kombëtares dhe i Dukës në karrierën e drejtuesit europian duhet ta kenë ndihmuar njëri-tjetrin. Në Komitetin ekzekutiv rrallë hyjnë drejtuesit e federatave të vogla, megjithë parimin e përfaqësimit gjeografik që vlen për çdo organizatë kontinentale apo globale, apo aleancat e imagjinueshme. Federata peshon më shumë në rajon, në thithjen e lojtarëve më të mirë, apo në marrëdhëniet me klubet e tyre.

Mirëpo, përveç këtij leximi sipërfaqësor nga një laik në punë të sportit, ka dhe momente të tjera që mund të evidentohen rreth këtij suksesi. Politika do të dështojë nëse tenton të imponojë ndaj kreut të Federatës, pra në organizim apo drejtim të një federate si kjo e futbollit, që ka njëlloj autonomie dhe solidariteti me të ngjashmet, ku buron fuqia e saj. Megjithë yshtjen permanente ka politika për ta shtënë në kontroll, jo thjesht në Shqipëri, por dhe gjetkë, sa kohë që futbolli është sport popullor dhe mbledh njerëz në… tubime, apo provokon emocione të mëdha kolektive, ekonomia, apo biznesi mund të kenë sukses nëse martohen me sportin, ndërsa politika vështirë se do depërtojë. Duka ja ka arritur me flegmatizmin, rezistencën ndaj presionit publik, mediatik, politik, me aleancat e brendshme dhe të jashtme, me mbrojtjen që i ka bërë kullës së sportit dhe biznesit që lëviz brenda dhe rreth tij, ta mbrojë kullën e vet. Për hir të së vërtetës, suksesi më i madh në historinë e futbollit shqiptar lidhet me shumë elementë, por sigurisht dhe me menaxhimin, që në rastin e Dukës ka afirmuar njëlloj thyerje të rregullit ndërsa Federatat drejtohen më së shumti nga futbollistë të shquar. Duka ka negociuar vetë me trajnerët që kanë peshën e tyre të madhe në suksesin aktual, duket se i ka dhënë autonominë e nevojshme në vendimmarrje, ka ngritur një piramidë efektive administrimi në çdo nivel dhe me xhelozi ka ruajtur distancën higjenike nga politika e të dy krahëve, posaçërisht ajo e pushtetit, megjithë grishjen e madhe që vjen prej saj.

Parë kështu, përciptazi, suksesi i tij personal dhe sportiv ka ndikuar gjithsesi në katalizimin e një ndjenje të re autentike e të fuqishme të përkatësisë kombëtare, të krenarisë për flamurin në gjithë viset ku jetojnë shqiptarët, madje dhe në diasporë.

Problemet, apo mëkatet? I zgjidhin vetë të zotët e punës, nëse gjejnë fuqi me imponuar ndryshim brenda federatës që për mënyrën si kullandriset është më shumë biznes, sesa organizatë e njëlloji tjetër. Mu për këtë, për pakufizimin e mandateve, ndikimin publik, bizneset që gjenerohen, politika e ka zili, por në rastin e Dukës tashmë dhe me emërimin e tij të fundit, thjesht duhet të heshtë ose të bashkëpunojë me të. Në kullën e tij, hyhet… me leje dhe …biletë… Kur ka. Sepse me suksesin e Kombëtares, stadiumi do të jetë gjithmonë, plot. Ndërsa, për pasardhësin Duka, nuk duket se po lodhet dhe nuk ka ngut.

Tags: Armand Dukadukafshfkomentmentor nazarkouefa
Previous Post

EKSKLUZIVE/ “Arbitrat në ndonjë rast mund të ishin kursyer”, Baton Zabërgja: Ftesë nga Kombëtarja shqiptare? Do të ishte ëndërr e bërë realitet

Next Post

Bayern, Inter, Real Madrid, Arsenal e United zbresin në fushë, publikohen formacionet zyrtare në sfidat e mbrëmjes

Të Lidhura

Arbër Abilaliaj
KRYESORE

“Partizani – Tirana është përtej 3 pikëve”, Abilaliaj konfirmon mungesat: Nga Sota deri te Atanaskoski e Bintsouka nuk do të jenë në derbi

02.12
Qatip Osmani
SUPERIORE

“Vllaznia ka përmirësim në drejtimin tim”, Qatip Osmani: Kështu nuk shkon, duhet patjetër ndryshim

02.12
Edlir Tetova
KRYESORE

“Kemi treguar karakter, nuk doja të pësonim”, Edlir Tetova “sms” drejtuesve: Fusha problem, na pengon të luajmë

02.12
Egnatia
KRYESORE

VIDEO/ Dikush duhet të ndalë këtë Egnatia! 3 gola Vllaznisë për fitoren e radhës

02.12
Kategoria e Dyte, ©fshf.org
KATEGORIA II

Iliria ndal Valbonën, Kategoria e Dytë ‘shpërthen’ me gola, 23 në 5 ndeshje (Rezultatet)

02.12
Kategoria e Pare
KATEGORIA I

KATEGORIA E PARË/ Bylis s’fal Tomorin, Flamurtari fiton në shtëpi dhe prek vendin e dytë (REZULTATET)

02.12
Sylvinho
KOMBETARJA

Trajneri Silvinjo rrëfehet për FIFA-n: Ju tregoj çelësin tonë të suksesit. Ëndrra jonë është të kualifikohemi në Kupën e Botës

02.12
Egnatia - Vllaznia
SUPERIORE

Skuadrat kërkojnë vazhdimësinë, formacionet zyrtare të sfidës Egnatia – Vllaznia

02.12
Load More
Next Post
©Credits UEFA

Bayern, Inter, Real Madrid, Arsenal e United zbresin në fushë, publikohen formacionet zyrtare në sfidat e mbrëmjes

Shkarko Aplikacionin

Shkarko Aplikacionin











Të Fundit

Arbër Abilaliaj

“Partizani – Tirana është përtej 3 pikëve”, Abilaliaj konfirmon mungesat: Nga Sota deri te Atanaskoski e Bintsouka nuk do të jenë në derbi

02.12
Qatip Osmani

“Vllaznia ka përmirësim në drejtimin tim”, Qatip Osmani: Kështu nuk shkon, duhet patjetër ndryshim

02.12
Edlir Tetova

“Kemi treguar karakter, nuk doja të pësonim”, Edlir Tetova “sms” drejtuesve: Fusha problem, na pengon të luajmë

02.12
Egnatia

VIDEO/ Dikush duhet të ndalë këtë Egnatia! 3 gola Vllaznisë për fitoren e radhës

02.12
Kategoria e Dyte, ©fshf.org

Iliria ndal Valbonën, Kategoria e Dytë ‘shpërthen’ me gola, 23 në 5 ndeshje (Rezultatet)

02.12
Kategoria e Pare

KATEGORIA E PARË/ Bylis s’fal Tomorin, Flamurtari fiton në shtëpi dhe prek vendin e dytë (REZULTATET)

02.12
Sylvinho

Trajneri Silvinjo rrëfehet për FIFA-n: Ju tregoj çelësin tonë të suksesit. Ëndrra jonë është të kualifikohemi në Kupën e Botës

02.12
Egnatia - Vllaznia

Skuadrat kërkojnë vazhdimësinë, formacionet zyrtare të sfidës Egnatia – Vllaznia

02.12

Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA


© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Kontakt

Email : [email protected]

Mobile : +355 69 92 22201 

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In