Elbasani do të vuaj sërish këtë javë ndeshjet e Shqipërisë me Izraelin, takim ky që do të luhet në “Elbasan Arena”. Skuadra verdheblu ka mësuar sot zyrtarisht se kalendari është zhvendosur sërish për ta dhe do të jenë të detyruar të luajnë në datën 23 nëntor.
Edhe pse stadiumi është në shtëpinë e tyre, sërish Elbasani nuk e ka të thjeshtë të luaj në impiantin e ri. FSHF në disa raste i ka shtyrë ndeshjen verdhebluve e në raste të tjera kanë qenë të detyruar të luajnë në qytete fqinje.
Ndeshja Elbasani – Pogradeci zyrtarisht është përcaktuar të luhet në datën 23 nëntor, në orën 14:00, ndryshe nga takimet e kësaj jave që do të zhvillohen të gjitha të shtunën në 13 nëntor.