Shkarkimi i Ernest Gjokës, menjëherë pas eliminimit nga Kupat e Europës ka rritur presionin te Kukësi.
Të shumë janë futbollistët që i tremben masave të forta të presidentit, Safet Gjicit. I pari ishte Arbër Çyrbja, që përmes një postimi në rrjetet sociale tregoi fundin e bashkëpunimit me verilindorët.
Por për të rritur akoma dhe më shumë presionin në klub ka menduar fizioterapisti i klubit, Ervin Kapaj që ka "thumbuar" mesfushorin Eduart Rroca. Përmes një komenti në "Instagram", Kapaj i ka kujtuar mesfushorit që të mos i përdor fjalët "wakeup go down" (zgjohu, mos shko poshtë) pasi do ia rregullonte Safeti.
"Aahhahahaha ishalla nuk ti shef Safeti kto wakeup go down se te rregullon ai "-i shkruan Kapaj, i cili gjen kohë për shaka me Rrocën, edhe pse Kukësi eliminohet nga Europa.
