Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Koha e stërvitjes shumë e shkurtër”, Ish-futbollisti Fakaj flet për rifillimin e Superligës: Lojtarët nuk janë gati për 2 javë, duhet shumë kujdes

Shkruar nga NEWSPORT
“Koha e stërvitjes shumë e shkurtër”, Ish-futbollisti

Kategoria Superiore do të rinisi në 3 qershor. Ditën e sotme presidentët e klubeve së bashku me FSHF-në ranë dakort që kjo datë të jetë zyrtare përsa i përketë startit të sezonit. Lojtarët do të kenë shumë pak kohë në dispozicion për t’u stërvitur dhe ish-futbollisti, Ervin Fakaj në një intervistë për “Ilva Now”, është shprehur se koha është e pamjaftueshme.

“Kemi më shumë se dy muaj që sportistët janë pasivë. Koha e stërvitjes është shumë e shkurtër. Nuk ka shans dhe stërvitje që t’i bëjë gati këta sportistë në harkun e dy javëve. Në këtë aspekt duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

Parimisht nuk besoj se është dikush nga bota e sportit që nuk është dakord që futbolli të fillojë. Disa masa duhet të ishin marrë paraprakisht. Unë ndjek shumë situatën në Gjermani, është ajo që do ta hapi futbollin këtë javë. Për një vend si I yni është e vështirë që të ndjekim procedurën e Gjermanisë. Duhet të jemi të kujdesshëm”, u shpreh Fakaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga