Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Klubi kampion në fuqi paguan 3 herë më pak detyrime se Partizani" Braçe "kunja" Olsi Ramës: Nuk arrij ta kuptoj këtë gjë që kërkon, kjo nuk është pranueshme

Shkruar nga NEWSPORT
"Klubi kampion në fuqi paguan 3 herë më pak detyrime se

Kampionati shqiptar është ndalur për shkak të bojkotit të klubeve dhe Ligës profesioniste. Këtë javë klubet vendosën që të zbrisnin në fushë për të lexuar një deklaratë në drejtim të Qeverisë që të mbajë premtimet e bëra një viti më parë. I ftuar në emisionin "Procesi Sportiv", Zv. Kryeminstrin, Erion Braçe foli me tone të ashpëra për këtë veprim dhe deklaratat e bëra nga kapitenët.

Kam kërkuar të kontrollohen financat e FSHF-së? "Po kam kërkuar kontrollin fiskal për pagesat që bëhen në Federatë, por edhe për shërblimet që bëhen. Kam kërkuar transparencë për kontratat që bëhen me trajnerin e Kombëtares. Pas kësaj del presidenti i FSHF-së që më akuzon mua që ndërhyj në punët e Federatës. Kam kërkuar të gjitha aspektet fiskale për klubet që menaxhohen nga Bashkitë, por edhe nga presidentët".

Si dalim nga kjo situatë? "Nëse Kryeministri ka kohë 5 minuta për t'u takuar me këta duhet të pyesni Kryeministrin. Unë I qendrojë paketës që ka miratuar Qeveria shqiptare e klubet të jenë 100% private.

Ambientet sportive të jenë për klubet që të stërviten. Nuk ka shkollë që mos të ketë fusha sportive apo palestër. Ne nuk jemi Federata shqiptare që I administron shkollat. Unë I qendrojë paketës fiskale që kemi bërë deri më tani edhe pse kam qenë kundër. Këtë paketë shumica e presidentëve nuk e dinë fare, përfshirë edhe presidentin e Ligës".

Partizani pjesë e bojkotit? "Nuk arrij ta kuptoj këtë gjë dhe kam dëgjuar drejtorin e Partizanit nëpër emisione pasi Partizani është klubi I parë që paguan tatimin mbi vlerën e shtuar, dhe sigurimet shoqërore. Klubi kampion aktual paguan 3 herë më pak. Si mundet një klub që paguan rregullisht dhe paguan 3 herë më shumë se kampionët në fuqi të pranojë që të gjithë të tjerët t'u falet gjobat. Të gjithë po përfitojnë stadiume, ndërsa Partizani me paratë e veta po ndërton stadiumin e vetë.   

Çfarë t'u them unë për bojkotin, ata janë në heshtje shtypi dhe kanë vendosur presidentët të kërkojnë këto gjëra. Çfarë t'u them unë për këta?. Çfarë mund të them për presidentin e Federatës apo të Ligës se këta kanë bërë edhe ligë. Me kë të flasësh me murin? Është krijuar një mur heshtje nga këta persona që kërkojnë favore fiskale për vetën e tyre.

Më vjen keq që gjatë ditës së djeshme dëgjova një deklaratë edhe nga kapiteni I Partizanit që kërkon gjëra që nuk janë premtuar. Dua ta pyes atë kapitenin e Partizanit dhe kapitenët e tjerë që kush ua ka premtuar që nuk do të paguajën tatime mbi vlerën e shtuar për 10 vite? 6% për investimet në sport është bërë, për ça duhet të bëhët 6% taksa për reklamat e të krahasohet me orizin.  Kjo çështje nuk ka lidhje fare me politikën, por e ka lidhur presidenti i Federatës, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe kanë në krye për negociata një Kryetar të një partie",u shpreh Braçe

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga