Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Klubi i Kamzës s'i përmbahet kontratës? Reagon sulmuesi argjentinas: Ja e vërteta

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi i Kamzës s'i përmbahet kontratës? Reagon sulmuesi

Nestor Gabriel Martinena është një nga lojtarët që u afrua te Kamza në këtë merkato dimri. Sulmuesi i njohur nuk ka qenë në nivelin e pritur, megjithatë trajneri Ernest Gjoka i ka dhënë besim për të ardhmen.

Sot, në shtypin e shkruar qarkullonte një lajm ku bëhej me dije që lojtari kishte ngritur pretendime për një biletë të papaguar nga ana e klubit kryeqytetas. Megjithatë tashmë vetë futbollisti ka reaguar në rrjetet sociale teksa bën me dije që s'ka asgjë të vërtetë për sa i përket lajmit në fjalë.

"Përshëndetje të gjithëve! Më vjen keq që lexoj në gazeta të tilla lajme në lidhje me mua. Nuk kam asnjë problem me klubin dhe klubi s'më detyrohet asnjë biletë në bazë të kontratës gjatë muajit dhjetor. Biletën më detyrohet në maj të 2019-tës, në mbyllje të kampionatit. Ju faleminderit për mirëkuptimin", shkruan Martinena.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga