
Cosenza në Serie B është vënë pas Armando Sadikut. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare aktualisht është pjesë e Superligës së Turqisë, duke u aktivizuar te Erzurumspor.
Mediet përtej Adriatikut tregojnë se Cosenza ka pasur interes qysh në verë për 29 vjeçarin, teksa janë ritkhyer sërish te pista e sulmuesit kuqezi.
Sadiku është karakterizuar këtë sezon nga lënime të gjata, që e kanë mbajtur më shumë në infermieri se në fushë. Vetëm pesë ndeshje në kampionat dhe tre në Kupë, kanë bërë që sulmuesi të shënojë vetëm një gol me turqit.
Kujtojmë se edhe sezonin e shkuar ebasanasi pësoi një dëmtim te Malaga, duke qëndruar për javë jashtë skuadrës. Cosenza lufton për mbijetësë në Serie B në Itali.
Poll