Klubi I Dinamos ka reaguar në faqen zyrtare lidhur me lajmet e publikuara në Panorama Sport, sa I takon lojtarëve që nuk janë bashkuar me ekipin. Dinamovitët sqarojnë se asnjë lojtar nuk është larguar dhe se ky sulm bëhet nga persona që punuan kundër klubit për të destabilizuar situatën.
"Në momentet që flasim, asnjë lojtar si dhe asnjë pjesëtar i stafit të ekipit nuk është larguar. Lojtarët Pontrelli e Dovidio si dhe drejtori sportiv Enzo Passarelli dhe preparatori Roberto, kanë mbetur në Itali vetëm si pasojë e situatës së krijuar prej Covid-19.
Ky sulm vjen menjëherë pas rezultatit pozitiv që ekipi mori në fundjavë, dhe nuk është hera e parë që persona që punuan kundër klubit dhe u përpoqën të tejkalonin kompetencat, përpiqen të destabilizojnë situatën në këto momente kur ekipi po përpiqet që të ringrihet nga themelet!", shkruajnë mes të tjerash dinamovitët.
Reagimi I plotë:
