Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Kërkojmë respekt nga gjyqtarët", Rama: Nuk jam i habitur nga ecuria e mirë e Partizanit, Daja një nga më të mirët në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
"Kërkojmë respekt nga gjyqtarët", Rama: Nuk jam i

Tirana-Partizani do të luhet në orën 18:00 në stadiumin "Air Albania". Derbi i kryeqytetit do të përcaktojë shumë për vazhimisinë e të dyja skuadrave me Deden dhe Dajën që kërkojnë me çdo kusht fitoren. Para ndeshjes në një prononcim për "Zona Gol" ka folur edhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama. Në fjalën e tij, Rama është shprehur:

 "E kemi lënë prap historinë e dënimit dhe që në fillim thamë që do të punojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Trajneri Daja ka punuar mjaft mirë me skuadrën dhe mua nuk më habit ky fillimi i mirë I kampionatit pasi është puna që kemi bërë që kur Daja mori ekipin në gusht.

Derbi I kaluar ndikoi për mirë për Tiranën, ndërsa ne e prishëm që para ndeshjes së derbit me atë sfidë në Ballsh. Derbi vlen njësoj si ndeshjet e tjera, por ne duam të fitojmë për të kënaqur tifozët tanë".

Përse nuk luani në kryeqytet? "Po luajmë jashtë Tiranës për shkak të problemeve të fushave. Po luajmë nga një në stadiumet më të mira në Shqipëri. Kemi kërkuar që të luhej ditën e diel, por luajmë sot në një terren shumë të keq. Lojtarët e Kombëtares u ankuan ndaj Bjellorusisë, por do të respektojmë ndeshjen. Kërkoj ndershmëri dhe respekt nga gjyqtarët sot".

Daja shembulli që në Shqipëri ka profesionist? "Unë kam folur me miqtë kam thënë që Daja do të ulet një ditë në stolin e Partizanit edhe pse ndodhi me një vit me vonesë. Është kënaqësi të punosh me të dhe është një nga trajnerët më profesionsit në Shqipëri".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga