
Vllaznia ka rinovuar me mesfushorin Ardit Krymi. Siç raporton gazetari Denis Bajraktari nga Shkodra, palët kanë gjetur dakordësinë për të vijuar marrëveshjen. Një ndër kapitenët e Vllaznisë, Krymi është lojtar I Akademisë dhe Vllaznia e re bazohet në shpatullat e mesfushorit.
Lojtari ka qenë I përfolr për një kalim te Partizani, ndërsa sponsori I ri Alban Xhaferi ka bllokuar gjithçka duke rinovuar me një prej talenteve të futbollit shqiptar. Krymi do jetë pjesë e Vllaznisë edhe për sezonin që vjen, ndërsa nga Shkodra janë larguar Sherri, Malota dhe Shtubina.
Poll