Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Keni ëndërruar të jeni lojtar i TIRANËS? Klubi bardheblu hap dyert

Shkruar nga NEWSPORT

Sezoni i ri nuk do të jetë i radhës për Tiranën, por mjaft i veçantë pasi do të festohet 100-vjetori i krijimit të klubit. Synimet janë të mëdha në Superiore, ku pas disa vitesh do të tentohet rikthimi i titullit. Politikat e klubit tashmë janë përqëndruar tërësisht te Akademia që vit pas viti ka pasur "prodhimtari" cilësore.

Kësisoj, prej ditës së sotme nis puna për të gjithë ata që duan të regjistrohen për të hedhur hapat e parë si futbollist i Tiranës. Në kompleksin "Skënder Halili" të gjithë do të kenë mundësi të provojnë aftësitë e tyre. Ndërkohë regjistrimet vijojnë në adresën e poshtëpërmendur. Nëse një ditë e kishit ëndërr të vishnin fanelën bardheblu, sot është më e prekshme se kurrë.

Njoftimi i klubit
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga