Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Kemi prishur gjithçka me këto dy ndeshje", Daja pas humbjes nga Skënderbeu: Marrim përgjegjësitë si staf, ja ku çaloi Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
"Kemi prishur gjithçka me këto dy ndeshje", Daja pas

Partizani u mposht në shtëpi 0-1 nga Skënderbeu. Një hap fals i të kuqve që tashmë nuk njohin fitore prej 3 ndeshje radhazi. Sfida u vendos nga një gol i shënuar nga Jean Vicktor në pjesën e dytë që i dha 3 pikë me vlera korçarëve. Në fund të ndeshjes për "Gol pas Goli", trajneri i Partizani, Ilir Daja u shpreh:

"Është një mbrëmje jo dhe kemi prishur gjithçka në këto dy ndeshje ndaj Apolonisë dhe sot. Nuk mund të them që është vetëm faji i lojtarëve, por marrim përgjegjësi edhe ne si staf. Të gjithë ishin jashtë pritshmërive dhe duhet të reflektojmë shpejt pasi kemi bërë një hap mbrapa me këtë dy ndeshjet e fundit".

Mungesa e golave? "Ndeshja nuk janë njësoj pasi ndaj Apolonisë kemi krijuar shumë rastë për gol, ndërsa sot duhet të ishim të qetë që Skënderbeu të mos na kapte në befasi. Nga dëshira për të fituar u prishën ekulibrat në fushë".

Mesfusha? "Edhe Broja edhe Murataj vinin nga dëmtimi dhe donim që të luanin në fushë për të bërë diçka më mirë, por që rezultoi jo e duhura. Në momentet e kundërsulmet niseshin nga qendra, aty ku ishte problemi jonë kryesor. Përveç lojtarëve të sulmit, ajo që gaboi nga dëshira e madhe ishte dhe mesfusha pasi aty fillonin aksionet e kundërshtarit.

Në 15 minutat e para kishim disa raste për gol dhe mund të kishim një tjetër mënyrë loje. Skëndërbeu u mbrojtj mirë sot dhe ne duhet të ishim me nerva të qeta pasi nuk zgjidhet me ritëm të shpejtë para dhe të lësh hapësira pas. Murataj, Asani dhe Mala duhet të kishin bërë më mirë në krahun e djathtë pasi të gjitha aksionet e rrezikshme ishin nga ky krah".

Ndërrimet e Brojës dhe Malës nga pozicionet e tyre? "Nuk e kishim marrë lehtë ndeshjen pasi vinim nga një barazim në Fier. Vetëm Mala luante në pozicionin e tij jo natyral pasi Broja luajti në vendin e tij. Çaluam në krahun e djathtë dhe humbjet e topi në këtë krah krijonim rrezik nga kundërshtari". Derbi? "Ne kemi për detyrë duke filluar që nga nesër që do fillojmë përgatitjet të ulim këtë dozë presioni që e kemi krijuar vetë. Sot ka qenë një ndeshje jo edhe pse kishim raste për gol. Duhet të heqim dozët e presionit e të punojmë të qetë për ndeshjen derbi".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga