
Pogradeci është skuadra që kryeson Grupinë B në Kategorinë e Parë. Liqenorët renditën t parë me 39 pikë dhe këtë sezon synojnë të arrijnë Kategorinë Superiore. Në një intervistë për “RTSH Sport”, trajneri i skuadrës, Ardian Abazaj shprehet se nuk e dëshirojnë titullin në tavolinë, por në fushën e lojës.
“Gjendja e ekipit të Pogradecit është shumë e mirë duke parë që ne si qytet nuk kemi pasur të infektuar. Kemi filluar stërvitjen 2-3 ditë më parë në grupe të vogëla. Dua të falenderoj bashkinë që na ka qendruar pranë në këto kohë të vështirë pandemie.
Kalimi i Pogradecit në Superligë do të kalojë nga ndeshjet pasi ne nuk e duam titullin në tavolinë. Unë e di shumë mirë forcën e këtij grupi dhe Superligën e duam në fushë. Ne do të tregojmë se çfarë është në gjendje të bëjë ky ekip.