Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Kemi akord me një lojtar" Refik Halili dhe Liga nuk tërhiqen: Bojkot deri në plotësimin e kërkesave (Dëshira për Europa League)

Shkruar nga NEWSPORT
"Kemi akord me një lojtar" Refik Halili dhe Liga nuk

Presidenti I Tiranës, Refik Halili ka folur për bojkotin e kampionatit dhe rinisjen e sezonit. Sipas numrit një të bardhebluve, Qeveria duhet të shohë mundësitë për të vijuar mbështetjen ndaj sportit, ndërsa bojkoti do vijojë deri në plotësimin e kërkesave që Liga Profesioniste ka bërë. Për Vizion Plus, Halili ka shprehur edhe dëshirën për një kundërshtar jo të fortë për bardheblutë, në ndeshjen play-off të Europa League.

"Skuadra është në fazë përgatitore,  le të themi, një fazë që po e zhvillojmë tek kompleksi jonë. Shikoj që duke ardhur dhe një pjesë e madhe e futbollistëve si nga Afrika dhe nga akademia e Tiranës, tani grupi është i plotë.  Shpresojmë që punët të shkojnë mirë të përgatitemi për të vazhduar kampionatin dhe për të vazhduar ecurinë tonë në arenën europiane. Ne kemi dhe një futbollist të cilin e kemi mbyllur si kontratë  dhe presim që ai të marri vizën meqënëse, është nga Afrika. Pastaj me ardhjen e tij, klubi është totalisht i kompletuar dhe kjo do të jetë merkato e cila mbyllet përfundimisht për skuadrën e Tiranës.

Dëshira është e madhe që të kemi një kundërshtar jo të fortë. Kjo është një pjesëmarrje e cila ngado që të rrotullohesh kundërshtari do të jetë i denjë. Fakti që seleksionimet vijnë duke u forcuar, skuadrat e lehte eleminohen. Unë jam optimist si person,  sepse shikoj  një skuadër shumë të mirë, shikoj një grup kompakt. Këtë e kanë treguar dhe në dy ndeshjet që kanë zhvilluar . Ditën e ndeshjes do ta konsideroja dhe një mbështetje nëse do të na binte ndeshja këtu në kryeqytetin  tonë  dhe nëse do ishte dhe pak tifozë do të ishte një mrekulli dhe një fat shumë i madh. Unë kam besim tek kjo skuadër që ne do marshojmë dhe do ecim shumë përpara.

Ne kemi bërë një pakt dhe kjo i shërben shumë mirë futbollit shqiptar dhe të gjitha sporteve në përgjithësi. Them se do të gjehet një gjuhë e përbashkët. Për mua janë disa pika që nuk janë shumë të vështira për t'u plotësuar . Kryeministri i shtetit shqiptar them se brenda mundësive dhe brenda rregullave do të na i përmbush dhe këto kushte. Kërkesat tonë jo vetëm që ndiihmojnë futbollin por nuk rëndojnë dhe buxhetin e shtetit. Ne themi të falen kamatevonesat dhe gjobat . Për shembull, shteti kur bënë zgjedhje, thonë që kush paguan principalin, kamatvonesat dhe interesat falen .

Një pikë tjetër është që të ketë financime sa më shumë në infrastrukturë, pra sa më shumë terrene sportive, pra kemi kërkuar dhe pjesën e Tvsh që të jetë 6 % . Ndërsa një pikë tjetër është dhe sponsorizimi.Nuk po kërkojmë që të behet si në Kosovë pasi do të ishte idealja për ne dhe futbollin, pra të ishte një tarifë 30 % . Megjithatë sa ta mendojnë drejtuesiit e shtetit do ishte mirë për futbollin, do i bënte mirë futbollit. Këto pika për mua janë të realizueshme. Shpresoj që të bëhen", tha Halili.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga