
Dje, Partizani B ka luajtur kundër skuadrës së Gramozit, ndeshje që ka përfunduar me shifrat 7 me 2. Ajo që ra në sy në këtë sfidë, ishte forma e mrekullueshme që po kalon mbrojtësi i majtë Senad Hysenaj. Talenti shkodran është ofruar për llogari të ekipit të parë, megjithatë trajneri Gega e ka 'transferuar' te B-ja në mënyrë që ai të rritet cilësisht.
Por, ditën e djeshme i ka mrekulluar të gjithë pasi ka qenë autor i 4 golave të parë. Shkodrani po kalon një formë të mirë dhe me sa duket krahu i majtë, që ka kaq kohë që vuan për mbrojtës, ka siguruar të ardhmen. Kujtojmë që në këtë pozicion për skuadrën e parë, trajneri Gega ka zhvendosur mesfushorin Lorenc Trashi.
[gallery size="full" columns="1" ids="297605"]