Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kategoria e Parë zhvillon "finale" promovimi dhe mbijetese, zbardhet KALENDARI i plotë (NDESHJET, DATAT)

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria e Parë e futbollit ka mbyllur javën e 18, duke bërë që skuadrat të ndahen në ato që shohin Superligën dhe ato që luftojnë për të qëndruar në këtë kategori. Në të dy grupet, nisur nga dy fazat e para, FSHF ka bërë publik edhe kalendarin përkatës.

Grupi A dhe ai B kanë njohur tanimë skuadrat për objektivat përkatës, teksa Kastrioti, Besëlidhja, Erzeni dhe Korabi luajnë për zonën e promovimit. Burreli, Egnatia, Tërbuni, Veleçiku dhe Dinamo luajnë për mbijetesë. Në grupin B, Pogradeci, Apolonia, Lushnja dhe Besa janë në katërshen e sipërme, teksa Devolli, Oriku, Iliria, Shënkolli, Turbina dhe Elbasani luftojnë për të qëndruar.

Pas përfundimit të fazës së dytë, për Kategorinë e Parë me dy grupet përkatëse, grupi A dhe grupi B, sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, në bazë të rregullores së kompeticionit, ka zbardhur edhe kalendarin e ndeshjeve, që janë për tu zhvilluar gjatë fazës së tretë të edicionit 2019/2020.

Grupi A
Grupi B
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga