
Kategoria e Parë do të zbresë sot në fushë me pesë duele interesante, të vlefshsme për play-out në javën 2. Në grupin A, Dinamo pret Burrelin. Kryeqytetasit kanë nevojë për pikë në të kundërt rrëzimi një kategori më poshtë do ishte i pashmangshëm. Veleçiku pret Egnatian në "Reshit Rusi".
Për grupin B të kësaj kategorie, Turbina do të ndeshet në shtëpi me Orikun, ndërsa Shënkolli luan ndaj Devollit. Elbasani udhëton drejt Fushë-Krujës, aty ku Iliria edhe pse e cunguar në emra do kërkojë më të mirën në fushën e saj. Ndeshjet startojnë të gjitha në orën 17:00, pa pjesëmarrjen e spektatorëve.
Kategoria e Parë, 17:00
Grupi A
Dinamo - Burreli
Veleçiku - Egnatia
Grupi B
Turbina - Oriku
Shënkolli - Devolli
Iliria - Elbasani