
Skuadra e Bylisit mbyll pushimet. Ekipi që garon në Grupin B të Kategorisë së Parë, ndryshe nga skuadrat e tjera ka menduar të mos humbë kohë dhe sot ka dalë në stërvitje.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Eqerem Memushi ka zhvilluar sot seancën e parë në këto përgatitje dimërore.
Bylisi ndodhet 6 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Lushnja e vendit të parë, ndërsa presidenca e klubit ka premtuar disa afrime të bujshme për të rikuperuar këtë distancë dhe në fund të sezonit të fitojë një “biletë” për në Superligë.
Poll