
Kategoria e Dytë e futbollit do zhvillojë sot ndeshjet e javës së 11 në grupin A. Do të jenë pesë duele dhe 10 skuadra që do përballen me njëra-tjetrën. Ndeshjet do nisin në 13:30. Kryesuesit e Shkumbinit luajnë në transfertë me Ilirinë, Shënkolli pret Internacional Tirana, ndërsa Gramshi luan në shtëpi me Tërbunin.
Luzi 2008 ka një sfidë të vështirë në transfertë me Sopotin, me ndeshjen që luhet në stadiumin e rinovuar të Librazhdit. Valbona udhëton nga Bajram Curri drejt Kamzës, aty ku luan me Klosin. Duelet për grupin B zhvillohen nesër.
Kategoria e Dytë, A - 13:30
Klosi - Valbona
Sopoti - Luzi
Gramshi - Tërbuni
Shënkolli - Internacional Tirana
Iliria - Shkumbini
Poll