
Në
përgatitje për sezonin e ri, të cilin do e nis nga Kategoria e Parë e futbollit
shqiptar, Kastrioti ka zyrtarizuar dy miqësoret e radhës. Ekipi i drejtuar nga
Ramadan Ndreu do të udhëtojë drejt Kërçovës për të sfiduar Al Bataeh SC.
Takimi do të luhet ditën e sotme në orën 16:30. Ndërkohë, ditën e enjte,
Kastrioti do të sfidojë po në këtë stadium, Renovën. Dy miqësore që do t'i shërbejnë
Ndreut për të parë gjendjen e futbollistëve para startit të kampionatit, i cili
nis më 14 shtator.
Poll