Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

KASTRIOTI nuk është i pari, ja cili është ekipi tjetër që ka ngjitur në SUPERLIGË, Samuel Nikaj

Shkruar nga NEWSPORT
KASTRIOTI nuk është i pari, ja cili është ekipi tjetër

Skuadra e Kastriotit fitoi dje kundër Besëlidhjes, 3-0, duke siguruar ngjitjen në Superiore. Për ngjitjen e klubit, meritë të madhe ka dhe trajneri Samuel Nikaj. Shkodrani krijoi dhe drejtoi një grup të organizuar mirë, që nuk e diskutoi në asnjë moment ngjitjen në Superiore. Por, Kastrioti nuk është ekipi i parë që Nikaj ngre në ligën elitare.

Rreth dy vite më parë, Nikaj ka drejtuar skuadrën e Flamurtarit në Kosovë, në rrugëtimin drejt ngjitjes në Superligë.

Flamurtari i Prishtinës u ngjit me sukses në kategorinë e më të mirëve, ndërsa Nikaj u largua nga drejtimi i klubit.

Ndërkohë, ekipi i Kastriotit pritet me interes në Superiore, teksa krutanët pretendojnë që të qëndrojnë mes më të mirëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga