
Rrahman Hallaçi ka folur para ndeshjes me Partizanin që do të luhet të premten në "Selman Stërmasi". Kapiteni i Kukësit në një prononcim për Supersport u shpreh se skuadra e tij do të arrijë ta mundë Partizanin nëse nuk do të bëjnë gabime gjatë ndeshjes. Gjithashtu zgjodhi si lojtar të këtij takimi, Pero Pejiçin.
"Ndeshja me Partizanin ka një specifikë tjetër dhe mendoj se i kemi të gjitha mundësitë ta fitojmë këtë ndeshje. Në ndeshjen me Partizanin nuk duhet të bëjmë asnjë gabim.
Kam kaluar vite te skuadra e Partizanit dhe kam dhënë gjithmonë maksimumin për atë klub, por tani ka ardhur momenti që të jap më shumë se maksimumi për qytetin tim të origjinës, Kukësin.
Ne me lojtarët kemi patur gjithmonë fair play, ajo që ndodhi në ndeshjen e fundit nuk erdhi nga tifozët tanë por nga persona jashtë stadiumit dhe besoj se këtë e kuptuan mirë dhe tifozët e Partizanit. E rëndësishme është që mes lojtarëve në fushë ka gjithmonë respekt.
Shikoj që Pero Pejic është shumë i karikuar dhe mendoj se kjo do të jetë ndeshja e Pero Pejicit", ka përfunduar ai.