
Sot, në orën 14:00 Kamza do të presë në stadiumin "Fuat Toptani" Besëlidhjen, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë së Parë.
Gjyqtar i kësaj përballje është vendosur gjyqtari i Superiores, që njëkohësisht mban edhe stemën e FIFA-s, Enea Jorgji. Elbasanasi do të ketë asistentë të tij Emigers Ganxhi, Astrit Mahmuti dhe Fatjon Xhemalan.
Ky takim do të përcaktojë se cila nga këto skuadra do të ngjitet në Superiore sezonin e ardhshëm. Kamza gjendet në vendin e parë me pikë të barabarta me Besëlidhjen e vendit të dytë.
Poll