Ernest Gjoka po bën një punë shumë të mirë me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoni. I ftuar në emisionin “Skaner”, trajneri i Shkëndijës së Tetovës foli për ecurinë e Shkëndijës si dhe për kampionatin shqiptar. Gjoka u shpreh se edhe Tirana me fitoren në Laç është në garë për titull.
“Shkëndija ka vite që është në pozita shumë të mira. Kemi tetë muaj që jemi në vendin e parë, por tani është vendimtare. Ne kërkojmë patjetër që të dalim kampion. Shkupi ështrë rivali më i afërt, por të gjitha ndeshjet janë shumë të forta, pasi këtu luhet me tre faza. Vendet e fundit janë në luftë, kështu që çdo sfidë është më e egër.
Në Shqipëri unë mendoj se dhe Tirana është në luftë për kampionat. Gjithkush mund ta meritojë. Këto javë janë shumë delikate dhe kush gabon më pak do dalë kampion. Sigurisht edhe ai që fiton ndeshjet direkte,”-u shpreh Gjoka.