Egnatia do të luajë të martën kundër Korabit, ndeshje e vlefshme për Play-Off e Abissnet Superiore. Një sfidë që do të vendosë fatin e ekipit që do të luajë në sezonin e ardhshëm në elitë. Rrogozhinasit duken mjaft të motivuar dhe bëjnë thirrje në pjesëmarrje masive.
Janë tifozët e Egnatias që përmes një postimi në rrjetet sociale kërkojnë që mbështetësit të jenë sa më të shumtë në shkallët e stadiumit. Në kanalin zyrtar në “Facebook” shkruanin:
“KF Egnatia - KF Korabi!
Data- 31:05:2022 | 17:00
Egnatia Arena
Kjo ështe ndeshja jonë e fundit per kete kampionat.
Po përgatitemi për ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni për të mbështetur edhe këte ndeshje ekipin e Zemrës. Kemi ardhur deri këtu me shum vështirësi duke parë këtë kampionat merr-jep. Prandaj i bëj thirrje te gjithë tifozëve që të mbështesim ekipin të gjithë bashkarisht këtë ndeshje”.
