Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Kam shumë besim te ekipi", Armando Cungu analizon përballjen ndaj Hapoel Beer Sheva: Stadiumin "Elbasan Arena" një minus për ne, synimi është kualifikimi

Shkruar nga NEWSPORT
"Kam shumë besim te ekipi", Armando Cungu analizon

Laci do të luajë ditën e nesërme sfidën e turit të dytë të Europa League ndaj Hapoel Beer Sheva. Kurbinasit zbresin në "Elbasan Arena" në orën 19:00 dhe do të tentojnë të bëjnë sërish mrekullinë përballë skuadrës izraelite.

Ditën e sotme trajneri Armando Cungu në konferencën për mediat ka analizuar ndeshjen si dhe skuadrën kundërshtare.

Situata e skuadrës? "Në përgjithësi, situata është e mirë. Kemi disa shqetësime të vogla fizike sa i përket ndonjë individi të caktuar. Ka pasur ngarkesë për sa i përket ndeshjeve dhe intensitetit. E kam fjalë për lojtarët të cilët kanë marrë pjesë edhe te Shpresat. Megjithatë, pjesa dërmuese është e shëndoshë".

Stadiumi "Elbasan Arena"? "Nuk më pëlqen të them që është minus fakti që nuk do të luajmë në Laç. Nuk është njësoj si të luash në shtëpinë tënde, pavarësisht se jemi në Shqipëri. Stadiumi i Elbasanit është prekur vetëm një herë nga ne, në ndeshjen me Kukësin. Shumë pak për ta njohur. Gjithsesi, mund të themi që është pozitive që luajmë në vendin tonë".

Hapoeli? "Kundërshtari meriton shumë kujdes, pasi është ekip cilësor dhe shumë serioz. Kjo nuk i zbeh ambiciet tona për kalimin e turit. Jemi stërvitur mirë, djemtë janë stërvitur mirë. Besoj se i kemi idetë e qarta. Për mua është e rëndësishme të kërkoj atë qe dimë të bëjmë, duke futur brenda dëshirën, egon dhe karakterin. Kam shumë besim tek ekipi", u shpreh Cungu?

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga