
Tërmeti i mëngjesit të datës 26-të tronditi gjithë Shqipërinë. Lëkundjet e forta u ndjen në të gjithë vendin dhe lanë pas 51 viktima dhe shumë të plagosur. Lëkundjet u ndjen edhe në Tiranë dhe te Partizani tregojnë ndjesinë që përjetuan në ato momente. Në një prononcim për "Supersport", kanë folur Lorenc Trashi dhe trajneri Franko Lerda.
Trashi: "3-4 ditët e para kam fjetur në makinë si gjithë të tjerët ose te hoteli I ekipit "Vila Park", dhe e kemi kaluar bashkë me pjesën tjetër të skuadrës këto momente. Tani cdo gje është stabilizuar dhe shpresoj që ekipi te mos ketë asnjë panik dhe ta kenë kaluar këtë moment".
Më tej ka folur edhe trajneri Franko Lerda. Trajneri italian u shpreh se nuk e kishte përjetuar asnjëherë në jetën e tij ato momete tmerri nga tërmeti.
"Në aspektin personal nuk kam përjetuar një gjë të tillë si ajo e të martës mbrema", u shpreh trajneri Lerda.