
Sulejman Starova ishte mbrëmë i ftuar në emisionin "Pressing" të drejtuar nga Gert Çarçani. Ish-trajneri i Partizanit analizoi sfidën mes të kuqve dhe Tiranës e mbyllur me rezultatin 1-2.
"Bobi" u shpreh kundër arbitrit Enea Jorgji, për të cilin deklaroi se ka shpikur rregullore të re duke mos akorduar faulla. "Arbitri në këtë ndeshje duket se ka shpikur një rregullore të re duke lejuar lojën e fortë. Por, faullat janë faulla dhe duhen ndëshkuar. Shikojeni, s'ka dënuar asnjë veprim të lojtarëve në fushë me topin. Do marr DVD dhe do gjej faullat e padhënë", tha ai.
Ndërkohë statistikat e nxjerrin bllof teknikun e njohur, pasi në derbin Partizani - Tirana janë akorduar plot 30 faulla. 15 në dëm të të kuqve dhe 15 të tjera në dëm të bardhebluve. Kujtojmë që pas afro 6 vitesh, Tirana arriti të fitonte me rezultatin 2-1 në "Air Albania Stadium".