Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ka luajtur më parë me Laçin, qendërmbrojtësi shpall "divorcin": Faleminderit të gjithëve

Shkruar nga NEWSPORT
Ka luajtur më parë me Laçin, qendërmbrojtësi shpall

Eglentin Gjoni është larguar nga skuadra e Ulpianës. Qendërmbrojtësi shtatlartë ka zgjedhur t'i japë fund aventurës në Kosovë dhe këtë e ka njoftuar në rrjetet sociale. 29-vjeçari zbulon se nuk do të jetë më pjesë e Ulpianës në kampionatin kosovar.

"Nga sot nuk do të jem pjesë e Ulpianës. Falënderoj presidentin, stafin teknik dhe të gjithë bashkëlojtarët. U uroj suksese në vazhdimësi", shkruan shtatlarti.

Gjoni është një emër i njohur në kampionatin shqiptar teksa është aktivizuar me Laçin,  Kamzën, Partizanin B dhe Vorën. Pritet me interes të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga