Skënderbeu mposhti 0-2 Teutën në “Niko Dovana”. Sfida teke e Kupës së Shqipërisë bëri që korçarët të preknin finalen e madhe që luhet në 30 maj. Një dorë për këtë, korçarëve ia dha edhe portieri Bekim Rexhepi.
24 vjeçari është në huazim këtë sezon nga Shkëndija te “Ujqërit”, me këtë sezon që nuk ka qenë më i miri për të.
Tifozët e Skënderbeut e kanë vlerësuar në maksimum paraqitjen e gardianit në sfidën e Kupës, duke i dhënë meritat e duhura. I dalë nga moshat e Teteks në Maqedoninë e Veriut, shqiptari është bërë pjesë e Shkëndijës në sezonin 2017, duke fituar dy tituj kampion të njëpasnjëshëm me tetovarët.
Paraqitja e Kupës dhe vetëm dy sfidat e këtij sezoni mund të bëjnë që Memelli t’i japë shansin 24 vjeçarit në këto sfida të mbetura, përpara se ai të kthehet te Shkëndija në verë.