Kampionatin italian do të rikthehet sërish në fushë e tashmë është zyrtare. Vendimi është marrë pas takimit mes Ministrit të Sporteve, Spadafora dhe drejtuesve të Federatës italiane. Tashmë është vendosur që Serie A të rifillojë në datën 20 qershor, ndërsa më parë do të luhet Kupa e Italisë.
Fillimisht do të luhen dy ndeshjet gjysmafinaliste të Kupës, Juventus-Milan dhe Napoli-Interi që kanë aktin e dytë. Bardhezinjtë kaën barazuar 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Milanit dhe luajnë në shtëpi ndeshjen e kthimit.
Në sfidën tjetër, Napoli ka fituar ndeshjen e parë 0-1 dhe pret në “Sao Paolo”, Interi. Këto dy ndeshje janë programuar të luhen në datat 13-14 qershor dhe finalja e madhe në 17 qershor, për të rinisur më pas Serie A në 20 qershor.
