Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Ju mirëpresim në Elbasan Arena", Kukësi surprizon tifozët për ndeshjen ndaj Kastriotit

Shkruar nga NEWSPORT
"Ju mirëpresim në Elbasan Arena", Kukësi surprizon

Kukësi do përballet me Kastriotin në fundjavë, në kuadër të kampionatit shqiptar. Verilindorët kanë vendosur të surprizojnë tifozët, pasi hyrja do jetë falas për të gjithë në Elbasan Arena. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

"Skuadra jonë luan ndeshjen e radhës ndaj Kastriotit në "Elbasan Arena". Kjo do të jetë ndeshja e parë për skuadrën tonë si pritëse me tifozë. Për shkak të pandemisë, për më shumë se një vit skuadra ka luajtur pa tifozë teksa ndeshjen e javës së dytë në "Elbasan Arena", ju mirëpresim. Presidenca ka vendosur që hyrja në stadium të jetë pa bileta" - shkruan klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga