Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Jo vetëm titulli kampion, PARTIZANI shumë pranë tripletës së madhe

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm titulli kampion, PARTIZANI shumë pranë tripletës

Ky duket se është viti i Partizanit. Në futboll, të kuqtë janë shumë pranë fitimit të titullit kampion, pas 26 vitesh pritje, pasi 5 ndeshje nga fundi, renditen në vendin e parë me 62 pikë, 10 më shumë se Kukësi i vendit të dytë.

Ndërkaq, sot, Partizani në volejboll për femra është shpallur kampion, duke fituar nga Tiranës.

Më tej, të kuqtë janë në garë për të fituar tripletën e madhe, pasi edhe në volejboll për meshkuj, "demat" kanë fituar ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë dhe nesër do të tentojnë të fitojnë edhe përballjen tjetër.

Për të fituar finalen në volejboll, zhvillohen gjithësej 5 ndeshje dhe kush fiton 3, atëherë shpallet kampion. Deri më tani, Partizani kryeson me rezultatin 1-0 ndaj kuqebluve të Vllaznisë.

Mbetet për t'u parë nëse diçka e tillë do të realizohet, pasi që do të ishte me të vërtetë një arritje historike për Partizanin, si në futboll, ashtu edhe në volejboll.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga