Jo vetëm Tirana e Orges Shehit, por gjithë ekipet zinxhirë të bardhebluve kanë nisur nga puna. Është klubi kryeqytetas që përmes një postimi në kanalin zyrtar tregon çaste nga seanca e parë stërvitore te grup-moshat.
Gjithashtu ftohen të gjithë ata që kanë dëshirë të provojnë veten në klubin më të titulluar në Shqipëri. Së fundmi në kampin kryeqytetas u gradua si trajner i U-21 edhe Gent Muça. Ish-qendërmbrojtësi do të japë kontributin e vet për të rritur dhe pikasur elementë që në një të ardhme t’i shërbejnë ekipit të parë.