Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Jo vetëm mundën Skënderbeun, Kastrioti "surprizon" SUPERIOREN

Shkruar nga NEWSPORT

Dy ditë më parë, Kastrioti ka arritur një fitore shumë të rëndësishme 2-1 në stadiumin e Fushë-Krujës, "Redi Maloku". Goli i shënuar nga sulmuesi Roger në minutat e fundit të takimit tregon cilësinë e një skuadre të "uritur" në këtë fillim të fazës së dytë të kampionatit.

Jo vetëm që tashmë kanë 16 pikë në tabelën e renditjes, duke lënë pas Kamzën, por në të njëjtën kohë jrutanët kanë edhe një lojtar, i cili është pjesë e listës së golashënuesve të Superiores.

Roger, deri më tani ka shënuar 7 gola, dhe është vetëm 2 realizime larg Amadou Latif të Teutës, i cili mban vendin e parë.

Ndeshja e ardhshme për skuadrën e drejtuar nga Bledar Devolli, do të jetë në "Selman Stermasi" përballë Partizanit, një tjetër duel shumë i vështirë. Mbetet për t'u parë me shumë interes si do të shkojë ky takim, pas asnjë prej ekipeve nuk pajtohet me asnëj rezultat tjetër, vetëm se me fitoren.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga