Tirona Fanatics, ultrasit bardheblu kanë reaguar në lidhje me arrestimin dhe mbajtjen në qeli të anëtarëve të vet. Pas trazirave dhe përplasjeve me tifozët e Partizanit në derbin e së enjtes në Elbasan, grupi ultras tregon se tifozët bardheblu janë duke u mbajtur në qeli, teksa kërkojnë lirimin e tyre duke I dhënë fund këtij represioni sipas tyre.
Kujtojmë se para ndeshjes derbi, tifozët e dy skuadrave u përplasën mes tyre. 2 tifozë mbetën të lënduar dhe 14 të tjerë u arrestuan.
Mesazhi i Fanatics:
Reagim:Anëtar të TF po mbahen akoma padrejtësisht në ambientet e komisiariatit te Elbasanit.Qëndrojne aty prej ditës së enjte pa asnjë prove filmike e me akuza absurde.Apelojmë lirimin e tyre te menjehërshem duke i dhënë fund këtij represioni te kotë e pabaza kundra tifozëve bardheblu.LIRI PER ULTRAS!1312
