Kategoria Superiore mbylli dje javën e 26-të. Dy sfidat më të rëndësishme, ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit dhe Teutës me Laçin nuk prodhuan polemika.
Barazim i thatë në Shkodër, ndërsa në Durrës Teuta mori tri pikë që e katapultuan në vendin e parë të renditjes. Megjithë vështirësitë e ndeshjeve, dy kryesorët Jorgji dhe Hamiti kanë qenë në lartësinë e detyrës, duke mos ndikuar në rezultatin e ndeshjes.
Në tre sfidat e tjera, probleme dhe polemika pati në ndeshjen mes Bylis dhe Kastriotit. Protagonist u bë anësori i takimit që anulloi një gol të rregullt, ndërsa Kreshnik Bajramaj mori lavde për arbitrimin në Ballsh. Megjithë këtë gabim, kryesorët janë në lartësinë e detyrës këtë javë, teksa rastet dhe moviola kalojnë te asitentët e tyre.