Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Janë në qendër të kritikave, por gjyqtarët paguhen 4 milionë euro në sezon

Shkruar nga NEWSPORT
Janë në qendër të kritikave, por gjyqtarët paguhen 4

Gjyqtarët janë gjithmonë në qendër të kritikave, ku shpesh herë janë bërë protagonistë me vendimet e tyre në ndeshje të ndryshme. Megjithatë puna e tyre në Itali shpërblehet me 4 milionë euro në sezon.

E përditshmja italiane "Corriere dello Sport" ka zbuluar se një gjyqtar paguhet 3800 euro për një ndeshje, ku nuk përfshihen shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimi. Anësorët dhe gjyqtarët pas porte paguhen me 1 mijë euro për ndeshje ndërsa arbitri i katërt merr 500 euro për çdo takim.

Të gjithë gjyqtarët e Seria A marrin një pagë prej 45 mijë eurosh në sezon, ndërsa ata me stemë ndërkombëtare paguhen 80 mijë euro në vit.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga