Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Jam dinamovit", Bruno DITA: Tek Skënderbeu ke qejf të luash

Shkruar nga NEWSPORT
"Jam dinamovit", Bruno DITA: Tek Skënderbeu ke qejf të luash

Skënderbeu arriti të fitonte në Korçë ndaj Tiranës me rezultatin 2-1. Lojtari i ndeshjes është shpallur Bruno Dita, i cili foli për Supersport.

"Unë tifoz jam me Dinamon jo me Tiranën siç thonë, se e ngatërrojnë shpesh këtë. Normalisht shiriti i kapitenit është përgjegjësi shumë e madhe. E kanë mbajt lojtarë shumë të mirë e të mëdhenj para meje. Unë po bëj maksimumin tim sëbashku me ndihmën e shokëve të mi si Pollozhani që ka dhe eksperiencë.

Presidenti na ka dhënë besim. QË do të kthehet ai Skënderbe që ka qenë më përpara jo këto dy vitet e fundit. Duke dëgjuar çfarë ndodh në ekipet e tjera këtej është super ambient. Të lenë të punosh ashtu siç duhet.

Kur futemi në fushë na thonë për çfarë ju duhet? Po tani të futemi në lojë dhe ta bëjmë baltë. Ne duam për vete që të jemi lartë në renditje. Pastaj ai vendimi i gjyqit nuk na duhet. Ne duam për familjet tona për veten tonë të jemi sa më lartë në renditje", u shpreh Dita.

Kush ka më shumë cilësi Skënderbeu i Dajës apo Shehit?

"Këtë vit ka shumë lojtarë që nuk kanë luajtur. Kur të merr për poshtë ajo të merr. Vjet na mori 6 ndeshje nuk ngritëm kokën. Mendoj se jemi aty aty, por këtë vit ka lojtarë më të rinj", tha Dita.

Pozicioni

"Është e vështirë se nuk është roli im fiks. Mendoj se po bëj mirë dhe do të jap maksimumin aty ku ka nevoj ekipin. Unë jam aty ku ka nevoj ekipi do luaj do jap maksimumin", përfundoi Bruno Dita.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga