Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Ishte një fitore zemre nga Tirana", Muça analizon derbin: Sa herë kishte ndeshja të forta Lerda ndryshonte skemën

Shkruar nga NEWSPORT
"Ishte një fitore zemre nga Tirana", Muça analizon derbin:

Tirana arriti të fitonte në derbi ndaj Partizanit me rezultatin 1-2 pas më shumë se 5 vitesh. Lidhur me këtë ndeshje ka folur edhe analisti dhe ish-trajneri Shkëlqim Muça. Sipas tij kjo ishte një fitore zemre nga Tirana.

"Ishte një fitore zemre e Tiranës. Kur ka ndeshje të forta, trajneri ndryshonte skemën dhe sa herë ka luajtur me skemën 3-5-2 nuk kemi parë lojë sulmuese. Idrizaj është jashtë komplet pasi vjen nga dëmtimi. Nuk ishte momente që Hyseni të luante në këtë ndeshje deçizive. Ishte shumë e vaktë në aspektin e sulmit dhe duhet të kishte më shumë kurajo trajneri pasi ka lojtarë të shumtë në sulm. Tirana kishte ato lojtarë luajti me zemër dhe në dyluftime nuk e la Partizanin të luante dhe goli I Partizanit ishte offside dhe mund të ndryshonte shumë gjëra. Kishte momente nga të dyja ekipet dhe në fund fati I buzëqeshi Tiranës".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga