Marselo Troisi ka postuar në llogarinë e tij në facebook, një status të cilin ia dedikon suksesit të Kukësit në këtë sezon në Superiore.
Ish-trajneri i Laçit, por edhe i verilindorëve ndihet krenar që ka punuar në klubin e presidentit Safet Gjici, teksa shkruan: “Urime Kukësit për titullin. Më shumë se i merituar. Janë seriozë dhe unë ndihem krenar që kam punuar atje”, shkruante Troisi në facebook-un e tij.