Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ish-sulmuesi i Vllaznisë për Elis Bakajn: Erdhi, bëri stërvitje, mori lekë sa u kënaq dhe tani bën edhe burrin e mirë

Shkruar nga NEWSPORT

Në momentin kur Elis Bakaj firmosi për Vllazninë në muajin janar të këtij viti, ish-futbollisti i njohur shkodran, Edi Martini u shpreh në një postim në profilin e tij në Facebook se sulmuesi kryeqytetas ka një karakter të vështirë dhe se kjo gjë do t'i kushtonte shumë ekipit kuqeblu.

Sot, kur Vllaznia dhe Tirana janë duke u përgatitur për të luajtur për finalen e mbijetesës, Edi Martini rikthehet sërish të flasë për Bakajn, pikërisht kur ky i fundit ka vendosur të mos luajë kundër bardhebluve.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Edi Martini shkruan se: "Shumë njerëz më kritikuan që fola për Bakajn në fillim kur erdhi te Vllaznia. Po tani shokë e miq, a më jepni të drejtë për ç'kam thënë. Erdhi, bëri stërvitje, mori lekë u knaq, tani më bën edhe burrin e mirë. A thua e kishte bërë këtë punë ky me pas qenë gjallë Myftari apo të ishte Valteri?".

[caption id="attachment_113433" align="alignnone" width="503"] Postimi i sotem i Edi Martinit ne Facebook[/caption]

Çfarë tha Martini për Elis Bakajn: "Bakaj te Vllanzia? Shpresoj të jetë një ogur i mirë dhe të verë në dispozicion potencialin që zotëron. Unë për vete shpresoj dhe dëshiroj që të ndihmoj Vllanzinë në këtë pjesë që ka mbetur, por ka frikë që me karakterin që ka, nuk do të luajë më tepër se 4 ndeshje. Kartelat e kuqe dhe moskërkesa do na kushtojë shumë. Shpresoj të jem i gabuar", tha Edi Martini pak ditë pasi Elis Bakaj firmosi me Vllazninë.

[caption id="attachment_113434" align="alignnone" width="582"] Edi Martini[/caption]

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga