Që nga dita e parë që ka nisur kompeticioni “Francë Euro 2016”, ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka dashur të fitojë vëmendje me statuset e tij në “facebook”. Nuk ka lënë njeri pa sulmuar, këtu bëhet fjalë për kundërshtarët e tij politikë”, ndërsa ka përkrahur të gjithë të tjerët që i është dukur e arsyeshme.
Por, menduam se me mbylljen e aventurës së Shqipërisë në Europian, ai nuk do të shkruante më tepër dhe do të fokusohej te politika, por nuk ka ndodhur kështu. Në një status të publikuar sot, ai i ka kushtuar vëmendje golit të Xherdan Shaqirit kundër Polonisë, duke e krahasuar me Marco Van Basten. Veç kësaj, ai ka bërë dhe rolin e gazetarit profesionist, duke mos harruar të citojë dhe burimin e lajmit...